“Bëri sikur qau”: Monika dhe Arjola “ujdisin” thashethemet për lotët e Enxhel / Video

Dagz natën e mbrëmshme u eleminua nga Big Brother VIP. Sigurisht që këtë më së shumti e vuajti Einxheli. Ajo qau natën e eliminimit dhe mengjesin tjetër gjithashtu.

Por këtë gjë si duket nuk e besojnë Arjola dhe Monika të cilat përshpërisnin me njëra tjetrën për lotët e Einxhel. Arjola me zë të ulët i tha Monikës si e shihte atë duke qarë dhe sipas saj ishte shtirje.

Monika i mban “muhabetin” dhe e cyt më tej. Të dyja ia nisin të qeshurës për këtë situatë. Nuk duket shumë e këndshme karshi Einxhel që mund të jetë vërtet e prekur nga dalja e Dagz.

Përballë Arjolës dhe Monikës qëndronte Einxhel e cila bisedonte me Beniadën. Ato sigurisht nuk e kuptuan për çfarë fliste Arjola dhe Monika por do e marrin vesh në spektaklin live të ardhshëm.

Einxhel e ka kapur me Donaldin dhe Trixën për daljen e Dagz sepse sipas saj ata deklaroheahin miq të tij dhe nuk e shpëtuan nga zinxhiri. Madje Einxhel ka hedhur kunja për Donaldin.

Duke iu drejtuar kamerave, ajo ka thënë që Iliri të paktën i ka qëndruar besnik njerëzve të tij. Duke nënkuptuar që Donaldi është tradhëtar. Dagz i nominuar bashkë me Einxhelin u eleminua si më pak i votuari.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*