Çfarë shteti unik Anglia: nga data 26 Janar asnjë detyrim anti kovid për qytetarët

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaron se do të shfuqizojë plotësisht masat duke filluar që nga e mëkuara e ardhshme. Johnson sot njoftoi se masat ose atë që ai e quan Plani B do të shfuqizohet plotësisht të mërkurën e ardhshme duke e konsideruar kete si “dritën në fund të tunelit”.

Pasaportat e vaksinave së bashku me kërkesën për të mbajtur maska nuk do të jenë më në fuqi. Udhëzimi për të punuar nga shtëpia është hequr menjëherë që do të thotë që britanikët mund të kthehen në zyrë nesër.

Rregullat e mbetura do të skadojnë më 26 janar që do të thotë se ndryshimet do të fillojnë të enjten në mëngjes. Konkretisht nga e enjtja në Britaninë e Madhe do ndodhin sa më poshtë.

Do të nxiten të mbajnë maska në vende të mbushura me njerëz, por nuk do të gjobiten për refuzimin e tyre. Në të njëjtën kohë, pasaportat e kovidit do të hiqen, por vende të mëdha mund të zgjedhin t’i përdorin ato nëse dëshirojnë.

Udhëzimi për të punuar nga shtëpia do të hiqet, me punëtorët që pritet të kthehen në zyrat e tyre. Rregulli i vetëm i mbetur do të jetë kërkesa për t’u izoluar për pesë ditë pas testimit pozitiv, të cilin Johnson gjithashtu dëshiron ta heqë në mars.

Kabineti arriti në përfundimin se për shkak të fushatës së jashtëzakonshme të dozave përforcuese, së bashku me mënyrën se si publiku i është përgjigjur masave të Planit B, ne mund të kthehemi në Planin A në Angli dhe të lejojmë që rregulloret e Planit B të skadojnë.”- tha Johnson.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*