I dashuri e rrahu aq keq 40 vjeçaren sa vajza e saj mundi ta njihte vetëm nga gishtat e këmbës

Një grua e cila u rrah kaq shumë nga nga partneri i saj, ka publikuar fotografi të plagëve të shkaktuara, të cilat e kthyen atë në një të panjohur edhe për vajzën e saj. Helen Procter, 40 vjeç, mendoi se ishte në një lidhje të lumtur me të dashurin e saj prej dy vitesh, Daniel Burton, pasi e njohu atë përmes disa miqve në tetor 2018.

Por pasi kishin dalë për të pirë, Burton filloi një sulm të furishëm ndaj saj kur ata u kthyen në shtëpinë e tyre në Hull nga një “seancë” alkoli. Burton u bë agresiv në kthimin e tyre dhe e tërhoqi zvarrë znj. Procter brenda shtëpisë.

Ai e hodhi atë në murin e dhomës së ndenjes dhe e goditi vazhdimisht në fytyrë në një shpërthim të tërbuar. Nëna e tij e moshuar, për të cilën Burton kujdesej, ishte në katin e sipërm në atë kohë dhe zonja Procter bërtiti që ajo të ndihmonte para se të dilte jashtë.

Burton u paraqit në gjykatë më 4 janar dhe u dënua me shtatë vjet burg për lëndime të rënda trupore. Tani, zonja Procter ka nxjerrë disa fotografi të lëndimeve të saj për të rritur ndërgjegjësimin. Vajza e saj, Abbie Burnett tha: “Marrëdhënia e mamit dukej e lumtur. Ai dukej shumë i mirë dhe mendova se do të kujdesej për mamin.

Kur Dan u paraqit në gjykatë, u kuptua nga arkiva e gjykatës që ai e kishte bërë edhe më parë këtë gjë. Abbie foli në emër të nënës së saj, e cila ka mbetur aq e traumatizuar nga sulmi, saqë e ka të vështirë të rijetojë sprovën e saj.

“Kur shkova në spital për t’a parë, hyra brenda dhe thashë, “kjo nuk është nëna ime”. Nëse nuk do më kishin thënë se ishte ajo, do të kisha menduar se isha në dhomën e gabuar. E njoha nga gishtërinjtë e saj, tha Abbie.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*