Trixa e di që do eliminohet të Premten. I jep “amanetet” Donaldit./ Video

Donaldi, Beatrixa dhe Einxheli janë tre banorët e nominuar për të premten. Beatrixa është ajo që po ndjen eleminimin më të afërt.

Ajo ka këshilluar Donaldin për mundësitë pas daljes së saj. Sipas saj ai duhet të i jep gaz dhe të luftojë për finalen dhe fitoren e madhe.

Trixa tha se ka mbështetjen e një familje shumë të fortë dhe nuk do të jetë e vështirë ta kalojë. Donaldi e ka dëgjuar Trixën teksa fliste, i prekur.

Pas daljes së Dagz-it, Trixa dhe Donaldi janë sulmuar pasi nuk e shpëtuan nga zinxhiri i lojës. E pas atyre sulmeve ata kanë diskutuar shumë me njëri tjetrin.

Beatrixa është ajo e cila i tha Donaldit se nuk i interesojnë aspak mendimet e të tjerëve dhe vetëm të jetë mirë me të. Donaldi dhe Trixa kanë diskutuar gjatë për Einxhelin dhe Ilirin.

Ai madje ka thënë se Iliri dhe Einxhel janë bosh brenda. Einxhel ka akuzuar Donaldin që ia ka ‘futur’ Dagz-it teksa pretendonte se e ka atë mik të mirë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*