Donaldi nuk qenka edhe aq lab: Mund të dal edhe unë nga Shtëpia e Big Brother!/ Çfarë e trembi

Donaldi ka folur me Beatrix për nominimin që mori mbrëmë nga Arbri. Vlonjati nuk është e ka sërish atë besimin e patundur se do të jetë finalist.

Aktori i humorit e shpreh këtë gjatë një bisede me partneren e tij, këngëtaren Beatrix Ramosaj. “Mund të dal dhe unë, nuk e di si është parë këto dy javë”, tha Donaldi.

“Pse si janë parë këto dy javë?”, e pyeti Beatrix Donaldin, i cili më pas dha edhe përgjigjen dhe përdori edhe një argument për atë që thotë.

“Po ku e di unë si mund të jenë parë. Përderisa publiku duartrokiti kur Arbri na nxori ne të dy në nominim mund të kemi bërë diçka keq”, tha Donaldi.

Aktori është në nominim së bashku me Beatrix dhe me Einxhel. Me këtë të fundit ka pasur debate të forta një ditë më parë.

Raporti i tyre është krisur edhe më tepër pasi Donaldi nuk e shpëtoi të dashurin e saj, Dj Dagz, i cili mbrëmjen e djeshme la shtëpinë e Big Brother Vip.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*