“Mes burrit dhe karrierës, zgjidhni karrierën! Nuk ju thotë kurrë nuk të dua më”

Përpos një show të premtuar dhe energjitë pozitive që përcjell D-Night, në mbyllje të tij gjithmonë përcillet një mesazh.

Jemi koshient që në një moment të caktuar në jetën e një gruaje duhet bërë një zgjedhje midis të pasurit një karrierë ose të dashurin e jetës.

Shumica bien në dilemë se i duan të dyja, e shumë të tjera detyrohen shpesh nga rrethanat e jetës për të bërë një zgjedhje të detyruar e pa dëshirë.

Por, sot gjërat kanë ndryshuar shumë dhe tendenca për të pasur një karrierë të suksesshme është bërë prioritet për shumë gra dhe vajza.

Dajana njihet për spontanitetin e saj dhe të thënurit gjërat troç e pa dorashka dhe në lidhje me këtë temë na tregon arsyen se mes burrit dhe karrierës duhet zgjedhur kjo e fundit. Por, cila është arsyeja?

Dajana: Unë programin dua ta mbyll me një shprehje dhe kjo i drejtohet të gjithave vajzave dhe grave të mia. Ato, të cilat bien here pas here që dikush nuk i telefonon apo se dikush nuk i do. Të dashura, midis burrit dhe karrierës zgjidhni gjithmonë karrierën, sepse ajo nuk zgjohet një ditë t’iu thotë që nuk ju do më. Tung!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*