
Monika qan në krahët e Arjolës. Pas mbarimit të spektaklit Monika e ngarkuar emocionalisht nga akuzat që iu bënë gjatë mbrëmjes së transmetimit të emisionit, shpërthen në një të qarë në krahët e Arjolës.
Arjola e ngushëllon “më mirë me dal vetja nga këtu se dikush tjetër, ne nuk kemi ndenjur në komfort zonë siç na thanë, nuk pse qan fare”, i tha Arjola.
Ato ndenjën bashkë të përqafuara për një kohë të gjatë duke ngushëlluar njëra-tjetrën. Arjola u përpoq ti mbushte mendjen se “komfort zonë” nuk ka vend ku të rrijë për ato që kanë katër muaj aty brenda.
Emisioni më i ndjekur i shqiptarëve në 2021 dhe 2022 tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Duhen edhe tri javë për të shkuar në finale dhe treshja e fundit deri-diku dihet.
Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj pritet të jenë finalistët absolutë të këtij edicioni. Ata kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP që më datë 5 tetor. Se si kanë duruar deri tani, vetëm ata e dinë. Iu lumtë!
Ndërkohë, një biletë në finale pritet ta fitojë Einxhel Shkira, Beniada Nishani dhe Arjola Demiri. Kjo pesëshe ka qenë më e forta në Top Channel dhe kanë mbajtur shqiptarët si magnet para televizorit. Na mbetet të themi “fitoftë më i miri”.
Leave a Reply