Italianët kanë qenë shumë racistë me Beniadën. Ajo tregon çfarë i shkruanin/Video

Racizmi jo vetëm që dëmton por është shumë i keq edhe për shëndetin. Dhe sa më shumë ta vuani aq më shumë dhemb. Nga një studim i sapo publikuar, duket se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diskriminimit përfaqëson një faktor stresi kronik.

Shqiptarët e dinë shumë mirë si është ndjesia duke qenë një popull emigrantësh. E kanë provuar mbi lëkurën e tyre sidomos në Greqi dhe në Itali. Beniada rrëfen një moment të tillë që e ka përjetuar. Puna e saj e ka vendosur në qendêr të vëmendjes kështu që komente raciste kanë qenë i vetmi mjet për “ta goditur”. Fjalë që të trishtojnë shumë. Shikoni videon më poshtë.

Diskriminimi që u bëhet shqiptarëve nga vendet, ku kanë emigruar ka qenë në qendër të medieve të huaja shpesh herë. Por televizioneve në përgjithësi nuk u bën goja të nxjerrin asnjë të mirë nga goja duke ushqyer kështu urrejtjen.

Në Itali për shembull, përveç Lega Nord, ka edhe parti të tjera ekstremiste që kërkojnë largimin e menjëhershëm të shqiptarëve, duke i cilësuar ata problemin e vetëm për të gjitha të ligat që i ndodhin kombit të tyre.

Ngelet në memorje rasti i politikanit Italian, udhëheqës i Lidhjes Veriore në këshillin e qytetit të Milanos, Alessandro Morelli. Ai ka  kërkuar që emigrantët shqiptarë të bëjnë punë të detyruar.

Një copë injoranti sigurisht por ai pretendonte punë të detyruar të Shqiptarëve për të shlyer kujdesin që u është dhënë prej vitesh. Këto fjalë ai i tha gjatë një interviste në radion “Padania” dhe në “FB”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*