Enxhel u kthye nga halli në BBV: “kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një”

Para pak ditësh Einxhel pësoi një incident në “Big Brother VIP”. Ajo lëndoi krahun teksa tentoi të kapërcente një jastëk në formë rrethi dhe iu nënshtrua edhe një ndërhyrje ku i vunë dy vida.

Gjatë spektaklit të së premtes ajo u lidh me pjesën tjetër nga spitali ndërsa ditën e djeshme u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të rimarrë lojën aty ku e kishte lënë.

Banorët të gjithë kanë treguar kujdes maksimal për të. Së fundmi, gjatë një bisede me Monikën dhe Beniadën, Einxhel ka treguar se nuk do donte të shkonte në shtëpi sepse donte të mundonte familjarët e saj.

“Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin dhe mua…Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi…kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një”, është shprehur Einxhel. SHIKO VIDEON

Kujtojmë se në linjën e saj të jetës ajo ka folur sa e vuan sëmundjen e mamit të vet e cila i kishte shkruar edhe një letër prekëse, në pamundësi fizike për të ardhur për ta takuar vajzën.

Einxhel shihet si një favoritet për të shkuar në finalen e madhe të ‘BBV’, edhe pse nuk ka hyrë që në fillim në datën 5 tetor.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*