“Nuk kam fat në dashuri, meshkujt që më pëlqejnë mua janë shumë”: Arjola nuk ka histori dashurie për të treguar

Vëllai i Madh i dha banorëve të shtëpisë detyrën që përkon me muajin e dashurisë. Ata duhet të ndajnë me publikun historitë e tyre të dashurisë.

Radha e Arjolës. Pyetjen ia bën Enxhel: “a ke patur flutura në bark për dikë pas divorcit?” “Jo” thotë Arjola, “unë e kam frenuar shumë veten nuk ka qenë prioritet”. Arjola dukshëm në siklet shpëton nga një filxhan që bie dhe biseda ndërpritet.

“Nuk kam fat në dashuri, meshkujt që më pëlqejnë mua janë shumë”. “Po pse e ndjell, ”i thotë Donaldi, ”kinge po, inteligjente po…”. Realisht nuk e kam patur fokusin aty vazhdon Arjola, ndoshta meshkujt që më pëlqejnë mua janë shumë, e shprehin, por ideja është që pëlqimin duhet ta kem unë”, përfundon Arjola duke lënë të kuptohet që nuk ka askënd që i pëlqen. SHIKO VIDEON

Emisioni më i ndjekur i shqiptarëve në 2021 dhe 2022 tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Duhen edhe dy javë për të shkuar në finale dhe dyshja e fundit deri-diku dihet.

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj pritet të jenë finalistët absolutë të këtij edicioni. Ata kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP që më datë 5 tetor. Se si kanë duruar deri tani, vetëm ata e dinë. Iu lumtë!

Ndërkohë, një biletë në finale pritet ta fitojë ose Einxhel Shkira, Beniada Nishani ose Arjola Demiri. Kjo pesëshe ka qenë më e forta në Top Channel dhe kanë mbajtur shqiptarët si magnet para televizorit. Na mbetet të themi “fitoftë më i miri”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*