Bën namin për informacionet e të tjerëve: Arbana Osmani ia jep vet informacionet Donaldit

Mbrëmjen e djeshme Donaldi dhe Enxhel bënë një nga debatet më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Janë përplasur me njëri-tjetrin për një “çështje” që kanë pasur që jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në momentin e nominimive, kur erdhi radha e Donaldit dhe ai ishte në dhomën e rrëfimit, Arbana si për ti ngritur pak moralin i tha se ky Big Brother po bëhet gjithmonë edhe më…më i shpifur, ia ngeci fjalën në mes Donaldi.

Po pse më i shpifur, vazhdoi Arbana. Ti nuk e ke idenë se çfarë bëhet jashtë, duke i thënë se ky Big Brother do mbahet mend si Big Brother i Donaldit dhe se publiku e ka të preferuar.

As më shumë e as më pak se “informacioni” që dha Mozzik, për të cilin Donaldi hëngri edhë dënimin. Fiks si informacioni i Fifit kur hyri dhe e përqafoi.

Informacion që Arbana bërtet nga studio që të ftuarit që hyjnë në shtëpi të ndalojnë së dhëni sepse nuk është korrekte për banorët e tjerë dhe thyejnë rregullat e lojës. Lind pyetja, po Arbanën kush e dënon për informacionet që jep.

Kjo është situata tipike “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”. Por është e kuptueshme, edhe Arbana lodhet dhe bie në gabime, njeri është edhe ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*