Zelensky shpërndan medalje në spitalin e Kievit, një popull bëhet bashkë deri në fund! Emocione nga fronti

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelesnky, ka vizituar ditën e sotme ushtarët ukrainas që u detyruan të lënë frontin kundër Rusisë për arsye shëndetësore, në një spital të Kievit.

Bëhet me dije se ai i ka nderuar gjithashtu edhe me medalje, duke i respektuar për mundin dhe sakrificën e tyre. Janë heronj të vërtetë.

Vizita e presidentit në spitalin e Kievit vjen ndërsa forcat ruse janë vetëm pak kilometra larg. Rreth 1,300 ushtarë ukrainas dhe 12,000 trupa ruse kanë humbur jetën që nga fillimi i avancimit të Rusisë në Ukrainëm

Ky raportim jepet sipas numrave nga qeveria dhe agjencitë e lajmeve të huaja. Pala ruse thotë se në anët e saj kanë humbur jetën 3000 trupa.

Ndërkohë, kujtojmë se Ukraina ka raportuar deri më tani 1,581 humbje civile, duke përfshirë 79 fëmijë. Midis tyre ishte gazetari fitues i çmimeve Brent Renaud, një ish-kontribues i New York Times.

Ky i fundit ra prej dorës së frocave ruse pranë Kievit ditën e sotme. Ishte një ndër lajmet më të komentuara të ditës, i papritur dhe i keq sa nuk ka ku të shkojë. Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*