“Ukrainasit të vijnë, arabët jo! Islami po merr hov në Francë”, deklarata shokuese nga Parisi

Kandidati i ekstremit të djathtë për të marrë presidencën në Francë, Eric Zemmour, ka deklaruar para pak ditësh se ukrainasve me lidhje familjare me Francën duhet t’u jepen viza, ndryshe nga ata që ikin nga vendet arabe muslimane.

Sipas Zemmour, një përgjigje emocionale mund të shkaktojë një vërshim refugjatësh në të gjithë Evropën pasi Bashkimi Evropian ra dakord t’u jepte ukrainasve që ikin të drejtën për të qëndruar dhe punuar në vendet anëtare deri në tre vjet.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 2 milionë ukrainas janë larguar tashmë nga vendi. “Nëse ata kanë lidhje me Francën, nëse kanë familje në Francë, le t’u japim viza”, tha Zemmour për BFM TV.

Më tej shkrimtari dhe polemisti, i cili është kritikuar herë pas here për nxitje të urrejtjes racore, tha se ishte e pranueshme që të kishte rregulla të ndryshme për azilkërkuesit e mundshëm nga Evropa dhe ata me origjinë arabe.

Zemmour e përshkruan Francën si një komb dikur të madh, tani në rënie. Sipas tij, qytetërimi i krishterë në Francë është po ‘zbrazet’ nga ndikimi i Islamit dhe imigrimit.

“Është një çështje asimilimi. Ka njerëz që janë si ne dhe njerëz që nuk na ngjajnë. Të gjithë tani e kuptojnë se emigrantët arabë ose myslimanë janë shumë të ndryshëm nga ne dhe se është gjithnjë e më e vështirë t’i integrosh ata”- shtoi Zemmour.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*